PRISHTINË, 25 dhjetor 2025 – Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas lajmit për vdekjen e Jahë Mustafës, babait të ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa – Cali.
Në një mesazh prekës, Haradinaj ka theksuar se familja Mustafa po përballet me sfida të dyfishta, duke lidhur ndarjen nga jeta të Jahë Mustafës me faktin që i biri i tij po përballet me procese gjyqësore në Hagë.
Mesazhi i Haradinajt:
“Sakrifica për atdheun ende vazhdon, derisa Salih Mustafa – Cali përballet me procese të padrejta, babai i tij, Jahja, u nda nga kjo botë, duke lënë pas një jetë të tërë me sfida. Sot ndaj dhimbjen me Calin dhe mbarë familjen Mustafa!”
Haradinaj e përfundoi mesazhin e tij duke nderuar kujtimin e të ndjerit: “I përjetshëm qoftë kujtimi për Jahë Mustafën!”


