Hungaria drejt reformës rrënjësore: Péter Magyar paralajmëron mbylljen e mediave shtetërore dhe ligj të ri për shtypin

Fituesi i zgjedhjeve parlamentare në Hungari, Péter Magyar, deklaroi dje se qeveria e tij do të ndërmarrë hapa drastikë menjëherë pas marrjes së detyrës. Plani i tij përfshin pezullimin e transmetimeve të mediave aktuale shtetërore, miratimin e një ligji të ri për mediat dhe krijimin e një organi të ri rregullator për të garantuar lirinë e shtypit në vend.

 

Magyar theksoi se ky ndryshim është i domosdoshëm për të rikthyer besimin e publikut te informacioni.

„Çdo hungarez meriton një shërbim mediatik publik që transmeton të vërtetën,” u shpreh ai gjatë një interviste për radion shtetërore Kossuth.

Përveç reformës në media, Magyar bëri të ditur se prioritet i menjëhershëm i kabinetit të tij do të jetë stabiliteti energjetik. Ai shtoi se do të nisë bisedimet me udhëheqjen e gjigantit të naftës MOL, duke nënvizuar se detyra më urgjente në javët e ardhshme do të jetë sigurimi i pandërprerë i furnizimit me karburant për qytetarët.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT