Nga mesnata e sotme, policia do të realizojë të ashtuquajturin “maratonë” të kontrolleve në trafik. Drejtoni mjetin me kujdes!
Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), nga sot në orën 00:00 deri nesër, më 16 prill, në orën 00:00, do të zbatohet një aksion 24-orësh i quajtur “Maratona e Shpejtësisë”. Gjatë kësaj periudhe do të ketë kontrolle të pandërprera të shpejtësisë në të gjithë territorin e shtetit.
“Shpejtësia mbetet një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore me pasoja të rënda dhe vdekjeprurëse në rrugët tona. Prandaj, duhet të veprojmë vazhdimisht,” njoftoi policia.
Qëllimet kryesore të aksionit:
Përmes projektit “Qyteti i Sigurt” dhe kontrolleve të vazhdueshme, synohet:
-
Rritja e vetëdijes për rreziqet që sjell shpejtësia e lartë.
-
Ndryshimi i sjelljes së shoferëve në afat të gjatë.
-
Shpëtimi i jetëve të njerëzve.
Bashkëpunimi Ndërkombëtar
Policia rrugore e Maqedonisë, si anëtare e Rrjetit Evropian të Policisë Rrugore (ROADPOL), i bashkohet këtij aksioni të përbashkët me kontrolle të shtuara.
Nga MPB shtojnë se një pjesë e madhe e lokacioneve ku do të bëhen kontrollet janë bërë të ditura paraprakisht për shoferët, me qëllim që aksioni të ketë karakter parandalues.
Mesazhi i MPB-së:
-
Qëllimi nuk është ndëshkimi, por qarkullimi brenda kufijve të shpejtësisë së lejuar.
-
“Maratona e Shpejtësisë” realizohet njëkohësisht në të gjitha rrugët e Evropës.
-
Ulni shpejtësinë. Respektoni kufizimet. Shpëtoni jetë!


