Një moment i papritur ka thyer rutinën e spektaklit të fundit të “Big Brother VIP Albania”. Gjatë shpalljes së rezultatit të eliminimit, ku Mateo dhe Stenaldo ishin “kokë më kokë”, banorja Brikena nuk e ka përmbajtur gëzimin.
Sapo u njoftua se Mateo shpëtoi nga eliminimi, Brikena u hodh me rrëmbim në krahët e tij. Mirëpo, fustani i saj tepër i shkurtër nuk i ka rezistuar lëvizjes, duke zbuluar më shumë se ç’duhej para kamerave që transmetonin live.
Ky moment i sikletshëm nuk i shpëtoi as syrit të moderatorit Ledion Liço. Reagimi i tij në ekranin e madh të studios u bë menjëherë viral, duke pasqyruar habinë e tij “alla Ledion” ndaj skenës së papritur. Pavarësisht incidentit, në shtëpi mbizotëroi festa për qëndrimin e Mateos, i cili fitoi betejën e votave ndaj Stenaldos.


