Irani ka dërguar një notë diplomatike drejt Bullgarisë, duke e paralajmëruar që të përmbahet nga aktivitete që mund të interpretohen si mbështetje për Shtetet e Bashkuara, raportojnë mediat bullgare.
Sipas informacioneve, nota është adresuar në ambasadën bullgare në Teheran dhe lidhet me praninë e avionëve ushtarakë amerikanë në Aeroportin “Vasil Levski” në Sofje.
Ministria e Jashtme e Iranit ka theksuar se, pavarësisht shpjegimeve të autoriteteve bullgare se bëhet fjalë për një stërvitje të planifikuar, disa nga avionët – përfshirë edhe tankerët për furnizim me karburant – po përdoren për të mbështetur operacione të lidhura me atë që Teherani e cilëson si “agresion amerikan-cionist” kundër Iranit.
Në komunikatën e saj, pala iraniane ka shtuar se e rezervon të drejtën për të ndërmarrë “të gjitha masat e nevojshme” për mbrojtjen e sovranitetit dhe interesave kombëtare.


