Klubi i volejbollit “Liria” nga Zherovjani ka vazhduar serinë e sukseseve duke shënuar fitoren e tretë radhazi në kampionat. Në përballjen e fundit, K.V. Liria mposhti ekipin e K.V. Vesna me rezultat bindës 3-0 në sete.
Kjo fitore konfirmon formën e lartë të ekipit, i cili po tregon stabilitet dhe dominim në fushë. Ky rezultat është pritur me gëzim nga stafi dhe lojtarët, duke përforcuar pozicionet e klubit në rrugëtimin e tyre drejt objektivave të sezonit.


