Kallëzim penal kundër pesë personave nga Tetova për trafikim të fëmijëve dhe sulm seksual

Departamenti për Goditjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë pranë BSP-së të MPB-së (Njësiti Kombëtar për Asgjësimin e Kontrabandës së Migrantëve dhe Trafikimit me Qenie Njerëzore), për shkak të dyshimeve të bazuara për vepra të kryera penale, në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHPNKOK) sot (24.12.) ngriti kallëzim penal kundër pesë personave, të gjithë nga Tetova, përkatësisht: kundër personit F.M. (25) – për vepër penale “trafikimi i fëmijëve” (418-g, paragrafi 1 dhe paragrafi 2), kundër personave I.D. (56), A.S. (30) dhe L.S. (28) për vepër të kryer penale “trafikimi i fëmijëve” (418-g, paragrafi 3) dhe kundër personit R.M. (31) për vepër penale “sulm seksual dhe përdhunim” (186, paragrafi 1 dhe § 2) të KP të RMV.

 

 

Sipas konstatimeve të dokumentuara të hetimit, i denoncuari i parë F.M. në periudhën kohore nga muaji maj i vitit 2023 deri në fund të vitit 2024, duke arritur që të mashtrojë fëmijën viktimë – atëbotë në moshën 15- vjeçare, se do të fillonin një lidhje dashurie, përmes kërcënimeve serioze dhe shantazhit e ka detyruar viktimën në përdorimin e drogave narkotike dhe eksploatim seksual. Në këtë rast, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, F.M., pas një marrëveshjeje paraprake me të denoncuarit I.D., A.S. dhe L.S., si dhe me përfshirjen e personave të tjerë të panjohur, ka mundësuar kryerjen e akteve seksuale ndaj fëmijës viktimë nga ana e tyre, dhe në disa lokacione në zonën e Tetovës.

 

I denoncuari i pestë R.M., pas një marrëveshjeje paraprake me F.M. si person përgjegjës për sigurinë e fëmijës, ka përfituar nga roli i tij dhe dhunshëm, kundër vullnetit të fëmijës, ka kryer marrëdhënie seksuale me të njëjtin.

 

Bazuar në urdhrat e lëshuara nga Gjykatësi i procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Penale – Shkup, në katër lokacione në zonën e Tetovës janë realizuar bastisje në shtëpi dhe në hapësira ndihmëse me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht telefona celularë dhe karta SIM, dhe janë privuar nga liria pesë personat e denoncuar për vepër penale.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT