“Një ngjarje e çuditshme ndodhi në kampionatin shqiptar: Portieri ‘avullohet’ nga fusha në mes të lojës!”

VORË – Një skenë e paprecedentë, e rrallë për fushat e futbollit profesionist, ka ndodhur pasditen e sotme në sfidën midis Vorës dhe Bylisit, e vlefshme për Kategorinë Superiore.

 

Në minutën e 42-të të pjesës së parë, portieri i ballshiotëve, francezi Jeremy Vachoux, ka habitur të pranishmit kur pa asnjë shkak fizik apo vendim të trajnerit, ka vendosur të braktisë lojën. Gardiani i Bylisit është drejtuar drejt dhomave të zhveshjes, duke hequr edhe fanellën gjatë rrugës, në atë që u duk si një shenjë e hapur proteste.

Arbitri kryesor, i gjendur para një situate të pahasur më parë, e ka ndëshkuar francezin me karton të verdhë ndërsa ai po dilte nga vija kufizuese, por kjo nuk e ka ndalur Vachoux të vijonte rrugën e tij jashtë stadiumit.

Arsyeja mbetet mister Deri më tani, as stafi teknik i Bylisit dhe as zyrtarët e klubit nuk kanë dhënë një shpjegim zyrtar për këtë veprim. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një konflikt të çastit me shokët e skuadrës, stafin, apo një pakënaqësi tjetër që e çoi portierin drejt këtij vendimi ekstrem që la ekipin e tij me një lojtar më pak në fundin e pjesës së parë.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT