Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar sot përmes rrjeteve sociale për një vizitë të veçantë në zyrat e komunës. Ai ka pritur në takim Haxhi Azbiun, të cilin e ka përshkruar si një njeri të urtë dhe bujar.
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe analisti Ramadan Ramadani. Sipas Kasamit, biseda ishte miqësore dhe e mbushur me respekt e mirëkuptim. Kryetari i falënderoi mysafirët për vizitën, duke e cilësuar atë si domethënëse për institucionin që ai drejton.


