Sipas të dhënave më të fundit, disa nga vendet më të dostueshme financiarisht në botë përsa i përket kostove mujore të jetesës janë India, Pakistani dhe Afganistani.
Në Indi, kostoja mesatare mujore e jetesës është rreth 423 dollarë amerikanë, ndërsa Pakistani është më i lirë me 370 dollarë. Afganistani kryeson listën me një kosto mujore prej rreth 354 dollarë.
Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se çmimet e ulëta shpesh shoqërohen me sfida të ndryshme, përfshirë çështje sigurie, dhe ka dallime të mëdha mes zonave urbane dhe rurale.
Tjera vende të përballueshme
Në Azi, Nepali dhe Butani janë të njohura për koston e ulët të jetesës ditore, ndërsa në Afrikë, Burundi është një nga vendet më të lira.
Për ata që kërkojnë një vend për emigrim ose një stil jetese të përballueshëm, Vietnami është ndër vendet më të preferuara për shkak të çmimeve të ulëta për ushqim, strehim dhe shërbime të përditshme.
Destinacionet më të lira për udhëtim
Për udhëtarët, vendet si Laosi, India, Tajlanda dhe Filipinet ofrojnë kosto të ulëta për ushqim dhe transport, duke i bërë ato zgjedhje të favorshme për turistët me buxhet të kufizuar.
Këto destinacione janë ideale për ata që duan të kombinojnë kosto të ulëta me eksperienca të reja kulturore dhe natyrore.


