Kiara Tito reagoi ndaj një komenti fyes në rrjete sociale

Moderatorja e njohur Kiara Tito ka reaguar publikisht në rrjetet sociale ndaj një ndjekëseje, e cila sipas saj kishte përdorur gjuhë fyese në drejtim të saj. Reagimi i moderatores vjen në një periudhë kur ajo dhe bashkëshorti i saj, Luizi, po punojnë për një projekt të përbashkët kinematografik që pritet të publikohet në vitin 2026.

 

Në një postim të publikuar në “Instastory”, Kiara ka shpërndarë emrin dhe fotografinë e profilit të një zonje, duke shprehur habinë se si një grua mund të përdorë gjuhë të ulët ndaj një tjetër gruaje. Ajo theksoi se nëse një personazh publik nuk pëlqehet, mënyra më e shëndetshme është injorimi dhe jo ofendimi.

Kiara e cilësoi sjelljen si të turpshme dhe kërkoi raportimin e profilit në fjalë, si një mënyrë për të reaguar ndaj fjalorit denigrues në rrjetet sociale.

Ky është një ndër reagimet e rralla të moderatores, e cila zakonisht shmang përfshirjen në replika publike me komentuesit negativë.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT