Koreja e Jugut prezanton trenin që “fluturon” me 370 km/h: Sfidon Kinën dhe lë pas Evropën e Japoninë

SEUL, 22 dhjetor 2025 – Koreja e Jugut ka bërë një hap gjigant në industrinë hekurudhore botërore duke prezantuar trenin e ri me shpejtësi të lartë, EMU-370. Ky zhvillim e vendos vendin në vendin e dytë në botë për nga shpejtësia operacionale, duke mbetur vetëm pas Kinës dhe duke lënë pas liderët tradicionalë si Japonia dhe vendet evropiane.

 

Shpejtësi rekord dhe teknologji e avancuar

Treni EMU-370 është produkt i një programi kombëtar kërkim-zhvillimi. Megjithëse shpejtësia e planifikuar komerciale është 370 km/h, dizajni i tij teknik lejon një maksimum prej 407 km/h, duke lënë hapësirë për përmirësime të mëtejshme në të ardhmen.

Sipas planeve qeveritare:

  • 2026: Fillimi i prodhimit të tjerave njësi.

  • 2030: Nisja e provave testuese.

  • 2031: Hyria zyrtare në qarkullim të rregullt komercial.

Me hyrjen në përdorim, ky tren do të jetë i dyti më i shpejtë në botë në kushte reale, pas trenit kinez CR450, i cili aktualisht po testohet me 400 km/h dhe pritet të nisë punën në vitin 2027.

Evropa dhe Japonia mbeten pas

Vendet që për dekada kanë qenë simbol i trenave të shpejtë, si Franca, Gjermania dhe Japonia, aktualisht operojnë me shpejtësi maksimale rreth 320 km/h. Diferenca prej 50 km/h e trenit të ri koreano-jugor do të ofrojë një avantazh domethënës në kohën e udhëtimit dhe efikasitetin e transportit ndërmjet qyteteve.

Investimi dhe zhvillimi

Projekti për zhvillimin e EMU-370 zgjati nga prilli i vitit 2022 deri në dhjetor të vitit 2025. Ai u udhëhoq nga Instituti i Kërkimeve Hekurudhore të Koresë, me pjesëmarrjen e shtatë organizatave të tjera publike dhe private.

Vlera totale e projektit arriti në 22.5 miliardë uon (rreth 15.2 milionë dollarë), ku pjesa më e madhe u financua nga shteti. Me këtë projekt, Koreja e Jugut dërgon një mesazh të qartë se synon të diktojë ritmin e teknologjive që do të modelojnë të ardhmen e udhëtimit në distanca të gjata.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT