Kryeparlamentari Gashi realizon vizitën e parë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, takon Sir Lindsay Hoyle

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, po qëndron për vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar. Gjatë kësaj vizite, ai ka realizuar një takim me homologun e tij, Sir Lindsay Hoyle, Kryetar i Dhomës së Poshtme të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar. Në këtë takim, Sir Lindsay Hoyle ka theksuar mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut, duke vënë në pah angazhimin e tij për integrimin e vendit në strukturat evropiane.

Në njoftimin e tij, Gashi shprehu kënaqësinë për zhvillimin e këtij takimi dhe konfirmimin e marrëdhënieve të shkëlqyera bilaterale mes dy vendeve. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për proceset e integrimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe Bashkimin Evropian. Gjithashtu, u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërparlamentar përmes grupeve parlamentare të bashkëpunimit, një hap i rëndësishëm në avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy parlamenteve.

 

Kjo vizitë është e para zyrtare nga një delegacion i Maqedonisë së Veriut në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, teksa kryeparlamentari Gashi e falënderoi Sir Lindsay Hoyle për ftesën dhe mikpritjen e ngrohtë

Ky takim u cilësua si një hap i rëndësishëm për avancimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, në fushat e politikës, ekonomisë, sigurisë dhe diplomacisë parlamentare.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights