Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, priti Konsullin e Nderit të Maqedonisë së Veriut në Bursë

Sot, kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, priti në takim Konsullin e Nderit të Maqedonisë së Veriut në Bursë, z. Halil Bexheti, me të cilin diskutoi mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy qyteteve.

 

Gjatë takimit u trajtuan mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, duke përfshirë ekonominë, arsimin dhe kulturën, me qëllim zhvillimin e projekteve të përbashkëta që mund të sjellin përfitime për komunitetet respektive.

Kryetari Memishi falënderoi Konsullin Bexheti për vizitën dhe theksoi se takime të tilla janë një mundësi e rëndësishme për të thelluar lidhjet institucionale dhe partneritetet rajonale. Ai shprehu shpresën se ky takim do të shërbejë si themel për iniciativa të mëtejshme bashkëpunimi midis Tearcës dhe qytetit të Bursës.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT