Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, merr pjesë në shënimin e 80-vjetorit të Bibliotekës “Koço Racin”: “Do të vazhdojmë mbështetjen për kulturën dhe dijen”

Tetovë, 19 dhjetor 2025 – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sonte mori pjesë në manifestimin solemn kushtuar shënimit të 80-vjetorit të themelimit të Institucionit Nacional Biblioteka “Koço Racin” në Tetovë, një nga institucionet më të rëndësishme kulturore të qytetit.

 

Në fjalimin e tij gjatë eventit, Kasami theksoi rolin e pazëvendësueshëm të kësaj biblioteke si tempull i vërtetë i dijes, arsimit dhe zhvillimit kulturor.

“Kjo bibliotekë, ndër vite, nuk ka qenë vetëm një vend për ruajtjen e librave, por ka qenë dhe mbetet një tempull i vërtetë i dijes, arsimit dhe zhvillimit kulturor. Me këtë rast theksova se Komuna e Tetovës do të vazhdojë edhe më tej të jetë e përkushtuar dhe aktive në mbështetjen e kulturës përmes veprimtarive të ndryshme,” deklaroi Kasami.

Ai i uroi bibliotekës edhe shumë vite të tjera të suksesshme, të mbushura me lexues dhe nxënës që e duan librin me përkushtim të sinqertë.

Biblioteka “Koço Racin” u themelua në vitin 1945 dhe reprezenton një trashëgimi të pasur kulturore për Tetovën dhe rajonin.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT