Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, takon Drejtorin e Institutit për Krime Lufte në Kosovë: Dakordohen për bashkëpunim të strukturuar

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, zhvilloi sot një takim zyrtar me Drejtorin e Institutit për Krime Lufte në Kosovë, z. Atdhe Hetemi.

 

Gjatë takimit u diskutua mbi misionin institucional të Institutit, punën kërkimore dhe dokumentuese që ai zhvillon, si dhe rëndësinë thelbësore të trajtimit sistematik të krimeve të luftës në Kosovë, si obligim moral, historik dhe juridik.

Palët u dakorduan që Komuna e Tetovës të vendosë një bashkëpunim të strukturuar me Institutin, duke ofruar mbështetje institucionale dhe duke koordinuar aktivitete të përbashkëta në funksion të ruajtjes së së vërtetës historike, drejtësisë për viktimat dhe ndërgjegjësimit të opinionit publik.

“Ballafaqimi me të kaluarën dhe mbrojtja e së vërtetës janë parakushte për drejtësi të qëndrueshme dhe paqe afatgjatë,” theksoi kryetari Kasami.

Ky bashkëpunim pritet të kontribuojë në edukimin e brezave të rinj dhe në forcimin e lidhjeve institucionale mes Tetovës dhe institucioneve të Kosovës për çështje me rëndësi historike.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT