Kuba mes turizmit dhe ambicieve të Trump

Kuba mbetet një nga destinacionet më autentike turistike në botë, ku ndërthuren plazhet ekzotike, arkitektura koloniale dhe fryma e kohëve të kaluara. Qytete si Havana dhe pamja e makinave amerikane të viteve ’50 i japin ishullit një identitet të veçantë dhe tërheqës.

 

Kombinimi i natyrës dhe historisë e bën Kubën të veçantë: plazhet me rërë të bardhë dhe deti tyrkiz tërheqin vizitorë nga e gjithë bota, ndërsa trashëgimia arkitekturore spanjolle dëshmon për historinë e pasur të vendit.

Kuba është gjithashtu një parajsë për adhuruesit e muzikës, vallëzimit, rumit cilësor dhe cigareve kubane, që janë pjesë e pandashme e jetës së përditshme dhe përvojës turistike.

Vitet e gjata të izolimit kanë ndihmuar në ruajtjen e një identiteti unik kulturor dhe shoqëror, shpesh të përshkruar si një formë e veçantë e socializmit karibik. Kjo atmosferë autentike është pikërisht ajo që tërheq turistët që kërkojnë përvoja ndryshe.

Pavarësisht sfidave politike dhe ekonomike, Kuba vazhdon të jetë një destinacion i preferuar për udhëtarët nga e gjithë bota. Kontrasti mes bukurisë natyrore dhe realitetit shoqëror e bën vendin edhe më intriguese.

Në këtë kontekst, presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do të kishte “nderin ta pushtonte Kubën”. Ai ka ndërprerë furnizimin me naftë nga Venezuela për Kubën dhe ka paralajmëruar tarifa për çdo vend që i shet naftë Kubës. Ndërkohë, autoritetet kubane kanë nisur bisedime me SHBA-në me shpresën për të zbutur krizën.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT