Kumbulla: “Espanyol më dha vazhdimësi, tifozët janë fantastikë

Marash Kumbulla u largua nga Roma për t’iu bashkuar Espanyolit në formë huazimi dhe po përshtatet mjaft mirë në La Liga. Në një intervistë të fundit, Kumbulla ka ndarë eksperiencën e tij te kjo skuadër, duke theksuar se ka marrë vazhdimësi dhe ka përjetuar momente të paharrueshme.
Ai shprehu emocionet e tij për fitoren ndaj Real Madridit, duke thënë se as që e besonte kur mundën skuadrën e famshme. “Ky klub më ka dhënë vazhdimësi. Kur e mundëm Real Madridin, as që e besoja. Los Blancos janë një skuadër që nuk vdes kurrë. Edhe kur ra bilbili i fundit, unë qëndrova i tensionuar,” tha Kumbulla. Ai shtoi se është i lumtur që zgjodhi Espanyolin, duke vlerësuar tifozët dhe atmosferën e veçantë që ata krijojnë në stadium.