Me shumicë votash, deputetët miratuan nevojën për miratimin e Propozim-ligjit për Këshillin Gjyqësor. Ligji procedohet për lexim të dytë.
Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, në fjalën e tij theksoi se me këtë ligj në Ministri ka nisur një epokë e re e punës dhe funksionimit, në të cilën çdo ligj i rëndësishëm dhe thelbësor për qytetarët e Republikës së Maqedonisë do të përgatitet përmes një procesi të hapur, publik dhe transparent.
“Risitë kyçe që parashihen me Ligjin janë:
-
Transparencë në procedurën për shkarkimin e kryetarit të Këshillit Gjyqësor,
-
Për herë të parë, përcaktimi i saktë i kritereve për zgjedhjen e ‘juristit të shquar’,
-
Vendosja e debatit publik gjatë zgjedhjes së kandidatëve për anëtarë jo-gjyqtarë, me qëllim transparencë dhe përgjegjësi më të madhe,
-
Forcimi i kritereve për zgjedhjen, përgjegjësinë dhe shkarkimin e anëtarëve të Këshillit nga radhët e gjyqtarëve,
-
Përcaktimi i qartë i procedurës për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve, por edhe të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor,
-
Vendosja e detyrimit që Këshilli Gjyqësor t’i përcaktojë, individualizojë dhe arsyetojë vendimet për zgjedhjen dhe përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarëve,
-
Përcaktimi i afateve për ndërmarrjen e veprimeve për përgjegjësi disiplinore të gjyqtarëve, si dhe saktësimi i bazave dhe procedurës së ankesës kundër vendimeve të Këshillit Gjyqësor,
-
Si dhe zgjidhje të shumta të tjera për avancimin e kornizës së përgjithshme juridike, në përputhje me rekomandimet e BE-së,” tha ministri Filkov.
Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, shprehu keqardhje të thellë që një pjesë e opozitës nuk ishte e pranishme në seancën për miratimin e këtij ligji jashtëzakonisht të rëndësishëm, i cili është pjesë e Agjendës Reformuese.


