Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lahi Brahimaj, ka përkujtuar sot 27-vjetorin e rënies së komandant Mujë Krasniqi – “Kapuqi” dhe bashkëluftëtarëve të tij.
Me këtë rast, Brahimaj ka bërë homazhe pranë shtatores së komandant “Kapuqit”, duke nderuar jetën dhe veprën e tij në ditët e para të organizimit të luftës çlirimtare.
Në një postim në rrjetin social Facebook, ai ka theksuar se Mujë Krasniqi do të mbetet i kujtuar nga historia si një strateg vizionar dhe luftëtar i shquar.


