BATINCË – Komuniteti sportiv dhe sidomos dashamirët e mundjes janë në zi. Sportisti i njohur, Ramazan Memedi, ka ndërruar jetë, duke lënë pas një dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe kolegët e tij të sportit.
Ramazani kujtohet si një njeri me vlera të larta dhe një sportist i përkushtuar që nderoi mundjen me angazhimin e tij. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është pritur me trishtim të madh në fshatin Batincë dhe më gjerë.
Detajet e ceremonisë së fundit: Familjarët njoftojnë se varrimi i të ndjerit do të bëhet ditën e nesërme në varrezat e fshatit Batincë (Dreshnicë). Falja e xhenazes do të bëhet në Xhaminë e Haxhi Sabriut (Batincë), menjëherë pas Namit të Ikindisë.


