Lëvizje në janar: Mario Mitaj mbyll aventurën me Al-Ittihad, zbulohet destinacioni i ri?

Mbrojtësi i majtë i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj, pritet të jetë protagonist në afatin kalimtar të janarit. Lajmi për largimin e tij është konfirmuar nga burime pranë klubit arab, Al-Ittihad, ku Mitaj aktualisht luan në formë huazimi.

 

Sipas informacioneve të fundit, aventura e 21-vjeçarit në Arabinë Saudite do të mbyllet para kohe gjatë merkatos së dimrit. Megjithatë, tifozët dhe opinioni sportiv duhet të presin edhe pak kohë për të mësuar destinacionin e radhës të mbrojtësit kuqezi.

Historia e transferimit Kujtojmë që Mario Mitaj iu bashkua Al-Ittihad në verën e kaluar si një huazim luksoz nga skuadra ruse e Lokomotivës së Moskës, marrëveshje e cila i kushtoi klubit arab rreth 5 milionë euro. Pavarësisht talentit të treguar, duket se strategjia e klubit ka ndryshuar për pjesën e mbetur të sezonit.

Zëvendësuesi i mundshëm Arsyet e largimit të Mitajt lidhen edhe me planet e reja të Al-Ittihad në tregun e transferimeve. Raportohet se skuadra arabe është shumë pranë mbylljes së marrëveshjes me mbrojtësin portugez, Nuno Tavares, i cili shihet si pasardhësi i shqiptarit në krahun e majtë.

Ky ndryshim hap rrugën për spekulime të reja mbi të ardhmen e Mitajt, ku nuk përjashtohet një rikthim në kampionatet kryesore evropiane, aty ku interesi për shërbimet e tij ka qenë i lartë që pas paraqitjeve të shkëlqyera në Euro 2024.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT