Maqedonia e Veriut dhe Sllovenia forcojnë bashkëpunimin në sektorin shëndetësor

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari u takua me homologen sllovene, Valentina Prevolnik Rupel, për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë. Gjatë takimit, ai shprehu vlerësimin e tij për sistemin shëndetësor slloven, duke e cilësuar atë si një nga më të zhvilluarit në rajon.

Të dy ministrat u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit në disa sektorë të shëndetësisë, me fokus në shkëmbimin e eksperiencave dhe përmirësimin e shërbimeve mjekësore. Takimi u vlerësua si shumë produktiv dhe në të morën pjesë edhe profesorët Ognen Kostovski, Nikola Jankulovski dhe dr. Idriz Orana.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights