Mexhiti “godet” Taravarin: Le të sqarojë se pse përfundoi te BDI-ja

Njëri nga liderët e VLEN, Izet Mexhiti në emisionin “Debat në Shenja” ka sulmuar kryetarin e ASH-së Arben Taravari i cili para zgjedhjeve lokale përfundoi në krahët e BDI-së dhe Ali Ahmetit.

 

“Z. Taravari vetë duhet ta sqarojë se pse pas një betejë të gjatë me BDI-në përfundoi te BDI-ja, duke menduar se me daljen e tij, VLEN do të shkatërrohet. VLEN nuk u shkatërrua por u fuqizua, sot këtë e dëshmojnë zgjedhjet lokale, anketat dhe terreni”, ka thënë Mexhiti.

Ky proces, sipas tij, nuk bazohet te figurat, por te fryma, deri dje opozitare tash në pushtet edhe në të ardhmen, siç shtoi, ai “mund të ketë ardhje dhe dikush që nuk është për staza të gjata, është për staza të shkurta, e ndërpret rrugëtimin ose devijon diku tjetër.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT