Sot u votua buxheti i Komunës së Tearcës me vlerë 412.015.930 denarë, respektivisht 6.699.446 euro. Ky buxhet përfaqëson buxhetin e qytetarëve dhe është i orientuar drejt zhvillimit dhe realizimit të projekteve me interes publik, me qëllim përmirësimin e infrastrukturës, shërbimeve komunale dhe rritjen e cilësisë së jetës për të gjithë banorët e komunës.
Komuna e Tearcës thekson se procesi i hartimit dhe miratimit të buxhetit është zhvilluar me përgjegjësi dhe transparencë, duke pasur në fokus nevojat reale të qytetarëve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komunës.
Me përgjegjësi dhe transparencë, drejt një Tearce më të zhvilluar.


