SHKUP, 3 QERSHOR – Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite, në nivel lokal do të ketë zhvillim të motit të paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima, erë të përforcuar dhe kushte për paraqitje të izoluar të breshërit. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, në pjesët perëndimore nga drejtimi perëndimor, ndërsa përgjatë Vardarit nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të lëvizë prej 9 deri në 16, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 25 deri në 32 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite, në pjesë të luginës do të ketë kushte për paqëndrueshmëri me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet deri në 13, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 30 gradë Celsius.
Prognoza për ditët në vijim
Në ditët e ardhshme moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Në orët e pasdites do të ketë zhvillim lokal të vranësirave të paqëndrueshme të ndjekura me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të fortë.
Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, të enjten priten procese më intensive me reshje më të rëndësishme të rrëmbyeshme shiu (mbi 20 l/m²), bubullima, erë të fortë dhe kushte për paraqitje të izoluar të breshërit.


