Derisa vendi po përballet me temperaturat e larta të verës, pasditen e sotme moti ka pësuar një kthesë drastike, duke sjellë reshje dëbore në Kodrën e Diellit, transmeton KohaNews.
Në lartësimet mbidetare mbi 2.300 metra, temperaturat kanë rënë në vlera negative, duke rikthyer pamjet dimërore në mes të muajit korrik. Kjo situatë e papritur ka shërbyer si një apel i qartë për të gjithë dashamirësit e natyrës dhe vizitorët që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të pajisen gjithmonë me rroba dhe pajisje të përshtatshme kur ngjiten në mal, pasi kushtet atmosferike mund të ndryshojnë brenda pak minutash.
Nga ana tjetër, për shkak të motit të papërshtatshëm, qendra e skijimit në Mavrovë është ballafaquar me ndërprerje të energjisë elektrike, duke bërë të pamundur qasjen në kamerat e vëzhgimit në kohë reale.
/ KOHANEWS


