Muhamet Hoxha ka pranuar sot zyrtarisht detyrën e Ministrit të Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Përmes një akti zyrtar të pranim-dorëzimit, Hoxha ka filluar ushtrimin e plotë të funksioneve dhe përgjegjësive që burojnë nga ky post ekzekutiv.
Në deklaratën e tij të parë pas marrjes së detyrës, ministri i ri theksoi se angazhimi i tij do të jetë i bazuar plotësisht në kornizën ligjore dhe parimet e qeverisjes së mirë. Ai u zotua se objektivat e politikave publike në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe planifikimit hapësinor do të trajtohen me prioritet të lartë.
“Do ta ushtroj këtë detyrë me profesionalizëm, përkushtim të plotë dhe respekt ndaj interesit publik,” u shpreh ministri Hoxha, duke vënë theksin te përgjegjësia që mbart ky dikaster për mirëqenien e qytetarëve dhe mbrojtjen e resurseve natyrore të vendit.
Marja e kësaj detyre nga Muhamet Hoxha vjen në një periudhë me sfida të rëndësishme mjedisore, ku pritet që fokusi i ministrisë të jetë te harmonizimi i legjislacionit me standardet evropiane dhe realizimi i projekteve me interes strategjik për ambientin jetësor.


