Ndryshime në arsim: Argetim Trepça emërohet U.D. Drejtor i gjimnazit “28 Nëntori” në Dibër

Kryetari i Komunës së Dibrës z.Fisnik Mela shpreh urimet për zgjedhjen e z. Argetim Trepça në detyrën e U.D Drejtorit të gjimnazit “28 Nëntori”, institucioni më i rëndësishëm arsimor në komunën tonë dhe një nga shtyllat kryesore të formimit të të rinjve.
Kjo zgjedhje shënon një moment reflektimi dhe riorientimi për këtë institucion, pas një periudhe ku sfidat në menaxhimin institucional dhe funksionimin e brendshëm kanë kërkuar domosdoshmërisht qasje të reja, më përgjegjëse dhe më efikase. Nevoja për përmirësim, organizim më të mirë dhe rikthim të besimit ka qenë e qartë dhe e ndjeshme për komunitetin arsimor dhe qytetarët e Dibrës.
Jemi të bindur se z. Trepça, me përkushtimin, seriozitetin dhe vizionin e tij drejtues, do të sjellë një frymë të re në udhëheqjen e gjimnazit “28 Nëntori”, duke vendosur theks të veçantë në transparencë, bashkëpunim, disiplinë institucionale dhe ngritje të standardeve arsimore.
Komuna e Dibrës mbetet e vendosur të mbështesë çdo hap që synon ndryshim real, funksionim më të mirë institucional dhe ndërtim të një klime pozitive pune e mësimi, në interes të nxënësve, stafit pedagogjik dhe së ardhmes së arsimit në qytetin tonë.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT