Ndryshimet në Ligjin për Arsimin e Lartë gati për procedurë: Janevska njofton publikimin në ENER

Ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për Arsimin e Lartë janë finalizuar dhe pritet që deri të premten të publikohen në platformën ENER për konsultim publik. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, konfirmoi se dokumenti është hartuar duke u bazuar në kërkesat specifike të institucioneve arsimore.

 

Sipas ministres, megjithëse nuk ekziston një detyrim ligjor për këtë fazë të konsultimit, dikasteri që ajo drejton ka vendosur ta bëjë transparente përmbajtjen para se ajo të kalojë për miratim në seancë qeveritare.

“Ligji tashmë ka pësuar ndryshime në shumë nene, konform nevojave të institucioneve. Siç kemi premtuar, deri të premten ligji do të jetë në ENER për dy-tri ditë, e më pas vijon procedura e rregullt qeveritare,” deklaroi Janevska.

Ky hap shënon fazën përfundimtare të përgatitjes së kornizës së re ligjore, e cila synon të adresojë sfidat aktuale në sistemin e arsimit të lartë në vend.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT