Nga byroja politike te kryesia partiake: si u trashëgua zakoni për të djegur bijt dhe për të shpëtuar partinë

U mblodh Kryesia e Partisë X, tamam si byro politike në kohë t’komunizmit.
Njëri nga fundi i tavolinës pyet me za të ulët:
— O shokë, a kemi naj armik?
Kryetari e kthen me nervozë:
— Jo bre, i kemi hanger krejt. S’ka mbet kërkush.
Një tjetër thotë:
— Po pa armik s’fitohen zgjedhjet, bre shokë. Populli don fajtor.
Kryetari mendon pak, e rreh tavolinën:
— Mirë. I bi që armiku jem vetë.
— Qysh bre? — thotë sekretari që i ka humb tri palë zgjedhje, po osht sekretar.
— Thjesht. I emërojmë në kryesi ata që kanë humb zgjedhjet, pastaj i shpallim fajtorë pse i kemi humb zgjedhjet.
Njëri nga anëtarët ngrihet:
— Po këta janë bijt tonë, bre!
— E çka? — ia kthen kryetari. — Në komunizëm, kur s’kish armik jashtë, i vritshim bijt brenda. Traditë partie osht kjo.
Kalojnë do vjet. Zgjedhjet tjera afrohen.
Prap mblidhet Kryesia.
— Tash kush osht fajtor për humbjen që ende s’ka ndodh? — pyet njëri.
Kryetari buzëqesh:
— Ata që i kemi vra politikisht vetë. Populli harron shpejt, partia s’haron kurrë.
— Po rezultatet? — pyet dikush nga fundi.
— Rezultatet vijnë mas posteve, bre shok. Jo para.
Dhe kështu Partia X:
bijt i ngre,
bijt i djeg,
bijt i akuzon,
e kur s’ka më kë të fajësojë — thotë:
“Populli s’na ka kuptu.”

TË NDRYSHME

TË FUNDIT