nfluencerja e njohur Afrona Dika vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, kësaj radhe përmes disa imazheve të reja të publikuara në Instagram. Ajo ka zgjedhur të shfaqet në versionin e saj më të mirë: thjesht, natyrale dhe me një elegancë të rrallë.
Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë nxituar të komentojnë pozitivisht pamjen e saj, duke vlerësuar faktin që ajo ruan një stil minimalist në një kohë kur trendet shpesh janë të mbingarkuara. Komplimentet për bukurinë e saj natyrale kanë “vërshuar” në profilin e saj, duke konfirmuar statusin e saj si një ikonë stili.
Kujtojmë se ky vit ka qenë mjaft i veçantë për jetën private të bukuroshes. Disa muaj më parë, Afrona kurorëzoi dashurinë e saj me fejesë, një lajm ky që u prit me shumë gëzim nga ndjekësit dhe opinioni publik. Duket se kjo periudhë e re në jetën e saj po reflektohet edhe në shkëlqimin që ajo përcjell në çdo paraqitje.




