Nicolás Maduro në burg amerikan, qelinë e ndan me 18 të burgosur të tjerë

Ish-presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, i cili ndodhet në paraburgim në Shtetet e Bashkuara, po qëndron në një qeli të përbashkët me edhe 18 të burgosur të tjerë. Lajmi është bërë publik nga djali i tij, Nicolás Maduro Guerra, në një intervistë për revistën gjermane “Der Spiegel”.

 

Sipas tij, në të njëjtën qeli për një periudhë të shkurtër ka qenë i vendosur edhe reperi amerikan Tekashi 6ix9ine, i arrestuar për shkelje të kushteve të lirimit me kusht. Maduro dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, u arrestuan në fillim të janarit në Karakas nga forcat amerikane dhe më pas u transferuan në Nju Jork, ku përballen me akuza për “narko-terrorizëm” dhe trafikim kokaine drejt SHBA-së, akuza që ata i mohojnë.

Djali i ish-liderit venezuelian i ka cilësuar akuzat si të motivuara politikisht, duke insistuar se familja e tij nuk ka lidhje me drogën apo terrorizmin. Ai deklaroi gjithashtu se operacioni amerikan në Karakas ishte i papritur për autoritetet venezueliane dhe pranoi se shteti nuk bëri mjaftueshëm për mbrojtjen e të atit. Aktualisht, detyrën e presidentes në Venezuelë e ushtron Delcy Rodríguez.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT