“Nuk do të jemi më të mëdhenj, por më afër”: Vizioni i Komisioneres Kos për BE-në në 2026

Bashkimi Evropian duhet të shfrytëzojë vitin 2026 për të lëvizur me shpejtësi drejt integrimit ambicioz të Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Lindore, ose Komisioni aktual nuk do të ketë kohë të mjaftueshme para përfundimit të mandatit.

 

Kështu ka deklaruar Komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, në një intervistë për portalin “Politico”. Ajo u shpreh optimiste se viti 2026 do të jetë edhe më i suksesshëm se 2025-a për procesin e anëtarësimit.

Pikat kyçe nga deklarata e Komisioneres:

  • Mbyllja e negociatave me Malin e Zi: Kos parashikon që deri në fund të vitit të ardhshëm, BE-ja ka gjasa të përmbyllë të gjitha kapitujt e negociatave me Malin e Zi.

  • Gjeopolitika dhe siguria: Komisionerja theksoi se zgjerimi nuk është vetëm çështje teknike, por sigurie. “A na duhet Ukraina në BE? Po!”, deklaroi ajo, duke shtuar se Unioni po mbush hapësirat e lëna bosh në të kaluarën.

  • Sfida për vetë BE-në: Sipas saj, suksesi nuk varet vetëm nga kandidatët, por edhe nga gatishmëria e vetë BE-së për t’u përballur me sfidat e brendshme dhe për të siguruar pranimin e anëtarëve të rinj në kohë.

Presioni i kohës: Në të njëjtën linjë, Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, deklaroi për “Politico” se progresi i vendit të tij drejt BE-së duhet të kulmojë vitin e ardhshëm, në mënyrë që anëtarësimi të realizohet brenda mandatit të këtij Komisioni Evropian.

Edhe pse në fund të vitit 2026 BE-ja zyrtarisht nuk do të ketë numër më të madh anëtarësh, Marta Kos insiston se Unioni do të jetë shumë më afër qëllimit përfundimtar të zgjerimit.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT