Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së vazhdon sot në Hagë, dëshmitari Ismet Tara do të pyetet nga mbrojtësit.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Seanca e këtij procesi gjyqësor pritet të nis sot në orën 9:00.

 

Në sallën e gjyqit, dëshmitari Ismet Tara do të pyetet nga ekipet e mbrojtjes. Dje, Tara kërkoi që të flasë fillimisht me një avokat për të ngritur shqetësimin lidhur me një dokument që ka kërkuar të paraqitet që nga fillimi i dëshmisë së tij. Ai ka shprehur se do të kundërshtojë të gjitha akuzat ndaj krerëve të UÇK-së, duke i cilësuar ato si të orkestruara nga qarqe serbe dhe bashkëpunëtorë të tyre.

Tara është dëshmitari i 123-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Gjykatën Speciale.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights