Qamili: Gjoba ndaj Liridona Vejselit, presion ndaj medias dhe fjalës së lirë

Gjoba e shqiptuar ndaj gazetares Liridona Vejseli ka nxitur reagime të ashpra në opinion, duke u cilësuar si e papranueshme dhe si goditje direkte ndaj fjalës së lirë dhe lirisë së medias.

 

Nënkryetari i Komunës së Tetovës dhe këshilltari komunal, Albi Qanili, ka reaguar duke theksuar se gazetarja nuk ka bërë asnjë shkelje, përveçse ka raportuar në shërbim të interesit publik.

Sipas Qanilit, rasti dëshmon për një sistem gjyqësor të kalbur, të cilin, siç shprehet ai, e ka trashëguar vendi nga qeverisja e BDI-së. Ai thekson se praktika të tilla përbëjnë presion të drejtpërdrejtë ndaj gazetarëve dhe cenojnë parimet themelore të demokracisë.

“Gjoba ndaj gazetares Liridona Vejseli është e papranueshme, shtyp fjalën e lirë dhe lirinë e medias. Liridona nuk bëri gjë gabim përveç se raportoi, duke i shërbyer interesit publik. Ky është sistemi i kalbur gjyqësor që na e la si trashëgim BDI-ja. Reformat në gjyqësi janë të pashmangshme”, ka shkruar Qamili.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT