Qemal Krosi emërohet zëvendësdrejtor i përgjithshëm i DAP-it

Qemal Krosi ka marrë sot zyrtarisht detyrën e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP). Në një deklaratë publike, ai ka shprehur falënderimin ndaj koalicionit VLEN për besimin e dhënë, duke veçuar kryetarin e deritanishëm të Alternativës, Zeqirija Ibrahim, si dhe kryetarin aktual, Bekim Sali. Mbështetje të veçantë, Krosi u ka atribuuar edhe kolegëve të degës së Sarajit.

 

Pas marrjes së detyrës, Krosi është pritur nga drejtoresha e institucionit, me të cilën ka diskutuar prioritetet dhe pritshmëritë e mandatit të tij. Ai ka theksuar se fokusi i tij do të jetë rritja e efikasitetit, avancimi i transparencës dhe përmirësimi i shërbimeve digjitale për qytetarët.

“Do të vë në funksion të plotë kapacitetin tim profesional për një qasje të drejtë, të ndershme dhe të barabartë ndaj të gjithë detyruesve tatimorë”, deklaroi Krosi, duke nënvizuar angazhimin për të kontribuar në modernizimin dhe funksionimin sa më efikas të DAP-it.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT