Bashkimi Evropian ka ndërmarrë një hap vendimtar në luftën kundër mbetjeve plastike, duke shpallur fundin e bustinave të vogla njëpërdorimshe për salca si ketchup-i, majoneza dhe mustardë. Sipas rregullores së re për paketimet (PPWR – Packaging and Packaging Waste Regulation), të gjitha baret dhe restorantet brenda bllokut do të duhet të ndalojnë përdorimin e tyre duke filluar nga gushti i vitit 2026.
Pse u mor ky vendim? Qëllimi kryesor i kësaj mase është reduktimi i mbetjeve “mikro” plastike që janë jashtëzakonisht të vështira për t’u ricikluar. Në vend të bustinave plastike, restorantet do të inkurajohen të përdorin:
-
Dozatorë të mëdhenj (pompash) ku klientët shërbehen vetë.
-
Enë të vogla të ripërdorshme (qeramike ose qelqi).
-
Salca në shishe shpërndarëse që mund të rimbushen.
Debati mbi konsumatorët Ndonëse masa shihet si një fitore për mjedisin, ajo ka nxitur diskutime mbi higjienën dhe komoditetin e klientëve. Për shumë biznese, ky tranzicion do të kërkojë ndryshime në logjistikë dhe në mënyrën se si shërbehet ushqimi i shpejtë (fast food). Megjithatë, BE mbetet e prerë në qëndrimin e saj se mbetjet nga paketimet duhet të ulen me 15% deri në vitin 2040.


