Rikthehet Liga e Parë: Derbi Shkëndija – Struga hap siparin e gjysmësezonit pranveror

SHKUP, 2 SHKURT 2026 – Pas pushimit dimëror, elita e futbollit të Maqedonisë së Veriut rikthehet zyrtarisht në aksion më 10 shkurt. Gjysmësezoni pranveror pritet të nisë me një ritëm të lartë, ku vëmendja kryesore e adhuruesve të futbollit do të jetë e përqendruar në Tetovë për derbin e madh mes Shkëndijës dhe kampionëve në fuqi, Struga Trim&Lum.

 

Kalendari i xhiros së 17-të

Gara për titull dhe mbijetesë do të zhvillohet e ndarë në tri ditë, duke filluar nga e marta:

  • E martë, 10 shkurt (14:00): Shkëndija – Struga Trim&Lum dhe Shkupi – Tikveshi.

  • E mërkurë, 11 shkurt: Vardari – Arsimi dhe Sileksi – Bashkimi.

  • E enjte, 12 shkurt: AP Brera – Makedonija Gj.P. dhe Pelisteri – Rabotniçki.

Dinamika e vazhdimit të kampionatit

Menjëherë pas përmbylljes së raundit të parë pranveror, ekipet nuk do të kenë shumë kohë për pushim. Më 14 shkurt starton xhiroja e 18-të me duelin Tikveshi – Shkëndija, ndërsa ndeshjet e tjera të këtij raundi do të zhvillohen deri të martën pasuese.

Federata konfirmon: Vazhdon sistemi i njëjtë dhe VAR-i

Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut (FFM) ka sqaruar se, përkundër diskutimeve për ndryshime të mundshme në orarin e ndeshjeve, për arsye teknike sezoni do të vijojë me sistemin e vjetër. Lajmi kryesor për klubet mbetet garantimi i teknologjisë VAR në çdo ndeshje të Ligës së Parë, duke synuar rritjen e korrektësisë dhe minimizimin e gabimeve të gjyqtarëve gjatë pjesës vendimtare të kampionatit.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT