SHKUP, 3 QERSHOR – Teatri Shqiptar për Fëmijë dhe të Rinj ka njoftuar rikthimin në skenë të shfaqjes së suksesshme “Pirati i Kohës”. Ky do të jetë realizimi i fundit i këtij projekti teatral përpara fillimit të pushimeve verore.
Shfaqja do të jepet më 9 qershor, duke filluar nga ora 19:00, në hapësirat e teatrit. Duke pasur parasysh interesimin e lartë dhe faktin se gjysma e kapacitetit të sallës është shitur tashmë, institucioni u bën thirrje prindërve dhe adhuruesve të teatrit që të sigurojnë biletat e tyre në kohë.
Detajet rreth rezervimeve dhe çmimit:
Për të ndjekur këtë aventurë skenike, të gjithë të interesuarit mund t’i bëjnë rezervimet në dy mënyra:
-
Përmes postës elektronike: Në email adresën [email protected] (duke dërguar emrin, mbiemrin dhe numrin e biletave të kërkuara).
-
Përmes telefonit: Në numrin e kontaktit +389 70 818 818.
Çmimi i një bilete për person është 150 denarë.


