Shkëndija në garë për Performancën më të mirë pas fitores ndaj Slovan Bratislava

Shkëndija vazhdon të shkëlqejë në arenën evropiane. Pas fitores mbresëlënëse 2-0 ndaj Slovan Bratislava në Ligën e Konferencës UEFA, ekipi maqedonas ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe ekspertëve evropianë.

 

Faqet zyrtare të UEFA-s e kanë nominuar Shkëndijën për Performancën më të mirë në javën e 5-të (MD5), duke e futur në konkurrencë me klubin armen Noah, i cili gjithashtu shkaktoi befasi këtë javë.

Kjo nominim është një njohje e madhe për cilësinë e lojës së Shkëndijës dhe një vlerësim për përkushtimin e lojtarëve dhe stolit pas një fitoreje të rëndësishme në grupet e Ligës së Konferencës.

Fansat dhe dashamirët e futbollit evropian tani mund të votojnë dhe të mbështesin ekipin maqedonas, duke bërë që performanca e Shkëndijës të marrë vlerësimin që meriton.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT