Si t’i zbutni simptomat e alergjive pranverore?

Rritja e nivelit të polenit në ajër shkakton irritim të syve, rrjedhje të hundëve dhe vështirësi në frymëmarrje. Sipas ekspertes Tina Patel, këto janë hapat që duhet të ndërmerrni menjëherë:

 

1. Mbajini dritaret e mbyllura

Ndonëse dëshira për të ajrosur shtëpinë me ajrin e ngrohtë është e madhe, kjo është mënyra më e shpejtë se si poleni hyn brenda.

  • Këshillë: Mbajini dritaret e mbyllura, sidomos në mëngjes dhe pasdite vonë kur nivelet e polenit janë në kulm.

  • Pastrimi: Përdorni fshisë me korrent dhe fshijini sipërfaqet me leckë të lagur për të mbledhur grimcat e polenit që kanë hyrë tashmë.

2. Kujdes me lulet në shtëpi

Lulet e freskëta mund të jenë “armiqtë” tuaj brenda dhomës. Megjithatë, jo të gjitha lulet janë njësoj irrituese.

  • Lulet që duhen shmangur: Zambakët dhe luledielli (kanë polen të lartë).

  • Lulet më të sigurta: Trëndafilat, tulipanët, hortensitë dhe orkidhetë priren të jenë më pak shqetësuese për alergjikët.

3. Mbrojtja personale

Mbrojtja fillon që në pragun e shtëpisë.

  • Vazelina: Aplikoni pak vazelinë rreth vrimave të hundës. Ajo shërben si “ngjitës” që kap polenin para se ai të hyjë në rrugët e frymëmarrjes.

  • Higjiena pas shëtitjes: Sapo të ktheheni nga jashtë, bëni dush dhe ndërroni rrobat menjëherë. Poleni qëndron në flokë dhe në pëlhurën e rrobave, duke vazhduar irritimin edhe kur jeni brenda.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT