Skandal në Podgoricë: Përjashtohet pingpongisti nga Kosova sepse bëri simbolin e shqiponjës

Një ngjarje e paprecedentë dhe skandaloze ka ndodhur në turneun ndërkombëtar të pingpongut në Podgoricë, Mal të Zi. Sportisti i talentuar nga Kosova, Rejan Krasniqi, është përjashtuar nga gara vetëm pse festoi fitoren duke formuar me duar simbolin e shqiponjës dykrenare.

 

Si rrodhi ngjarja? Krasniqi, i cili përfaqëson klubin KPP “Gani Maloku” nga Ferizaj, fitoi me meritë të plotë finalen ndaj një lojtari vendas, i cili ishte pjesë e klubit organizator. Pas pikës së fundit, në mënyrë spontane, ai festoi në drejtim të ekipit dhe familjarëve të tij.

Reagimi i ashpër i klubit “Gani Maloku” Klubi nga Ferizaj ka reaguar menjëherë duke e quajtur këtë një vendim ekstrem dhe të njëanshëm.

“Ky veprim nuk ishte provokim, nuk cenoi askënd dhe nuk ndikoi në rrjedhën sportive të garës, por u përdor padrejtësisht si arsye për një vendim ekstrem,” thuhet në reagimin e tyre.

Standarde të dyfishta në sport Ky rast ka ngritur pikëpyetje të mëdha mbi standardet e organizimit në turnetë ndërkombëtare në rajon, ku simbole kombëtare spontane po trajtohen si shkelje disiplinore, duke dëmtuar frymën sportive dhe karrierën e sportistëve të rinj.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT