Tony Bloom, pronar dhe president i klubit të Premier Ligës, Brighton & Hove Albion, është përfshirë në një skandal të madh financiar. Ai akuzohet për menaxhimin e një sinidkati të fshehtë bastesh me vlerë rreth 686 milionë euro në vit, i njohur si “Starlizard”.
Dokumentet e paraqitura në Gjykatën e Lartë të Britanisë zbulojnë se ish-kreu i kabinetit të politikanit Nigel Farage, George Cottrell, kishte rol në sinidkat duke përdorur llogaritë e tij për bastet, ndërsa Bloom dyshohet se ishte pjesë e strukturës së menaxhimit.
Rasti ka shpërthyer nga një mosmarrëveshje ligjore mes Bloom dhe ish-punonjësit të tij, Ryan Dadfield, i cili pretendon se i takojnë rreth 17,5 milionë dollarë nga profitet e sinidkatit sipas marrëveshjes për shpërndarjen e fitimeve. Dokumentet theksojnë se bastet kryheshin përmes llogarive të futbollistëve, sportistëve dhe biznesmenëve të ndryshëm.
Tony Bloom është i njohur si një nga koçkarët më të suksesshëm global, pjesën më të madhe të pasurisë së tij e ka ndërtuar përmes pokerit dhe lojërave të fatit. Që nga viti 2009, Bloom është president i Brighton dhe zotëron 75% të klubit, duke investuar mbi 106 milionë euro në zhvillimin e stadiumit “Amex”.
Nën drejtimin e tij, Brighton është ngjitur nga divizioni i tretë në një skuadër stabile të Premier Ligës dhe ka fituar famë për sistemin e shkëlqyer të skautimit. Klub ka realizuar fitime të mëdha nga shitja e lojtarëve të tillë si Moisés Caicedo, Alexis Mac Allister, Yves Bissouma, João Pedro, Marc Cucurella dhe Ben White. Sezoni i fundit përfundoi me Brighton në vendin e 8-të në ligë nën drejtimin e Fabian Hürzeler.


