Zhegrova dhe Juventus: Ish-lojtari Giaccherini jep këshilla për rikthimin në formë optimale

Juventus vazhdon të tregojë performanca të mira, por ende mbetet larg pritshmërive, duke zënë vendin e 7-të në Serie A. Një pjesë e diskutimeve ka përqendruar edhe lojtarin shqiptar, Edon Zhegrova, i cili ka pasur minuta të kufizuara në fushë që nga bashkimi me skuadrën në shtator të këtij viti.

 

Ish-futbollisti i Juventusit, Emanuele Giaccherini, vlerësoi talentin e Zhegrovës, duke theksuar se sulmuesi ka aftësi të jashtëzakonshme, por duhet të rikuperojë plotësisht gjendjen fizike për të shfaqur potencialin e tij të plotë.

“Edon ka veprime që tregojnë një talent të madh. Çështja mbetet forma fizike, që duhet ta çojë në 100%. Kjo arrihet vetëm duke luajtur rregullisht. Sezoni i kaluar pati lëndime serioze dhe ai erdhi vonë në merkato. Me më shumë minuta në fushë, do të gjejë vazhdimësi”, deklaroi Giaccherini.

Zhegrova ka kontratë me Juventusin deri më 30 qershor 2030 dhe tifozët shpresojnë që trajneri t’i japë më shumë hapësirë për të treguar talentin e tij gjatë këtij sezoni.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT