SPAK zbardh skandalin në Universitetin Bujqësor të Kamzës, 5 të arrestuar dhe 15 nën hetim

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka lëshuar 20 masa sigurie ndaj stafit të Universitetit Bujqësor në Kamëz, si pjesë e një operacioni të zhvilluar gjatë natës së kaluar.
Si rezultat, 5 persona janë arrestuar, 10 të tjerë janë vendosur në arrest shtëpie, ndërsa 9 të tjerë janë nën masën e detyrimit për t’u paraqitur në prokurori.
Hetimet tregojnë se të dyshuarit mund të jenë përfshirë në shkelje dhe parregullsi gjatë prokurimeve publike dhe tenderëve të ndryshëm. Autoritetet po vijojnë verifikimet për të zbuluar shkallën e përgjegjësisë së secilit prej tyre.