Janë përfunduar ndeshjet e kthimit të fazës së 1/8-ës së finales në Ligën e Konferencës dhe tashmë po hyjmë në fazën përfundimtare të këtij kompeticioni evropian.
Pas ndeshjeve të mbrëmjes, janë përcaktuar të gjitha çiftet e çerekfinales. Edhe pse Liga e Konferencës në fillim u pa me skepticizëm, sezon pas sezoni po shndërrohet në një garë gjithnjë e më emocionuese.
Këtë sezon, në çerekfinale do të shohim pesë klube nga ligat e mëdha evropiane, si dhe përfaqësues nga Ukraina, Holanda dhe Greqia – vende që renditen ndër 15 ligat më të forta të Evropës. Kjo tregon se na presin duele të forta dhe tërheqëse.
Çiftet e çerekfinales:
- Shakhtar Donetsk – AZ Alkmaar
- Crystal Palace – Fiorentina
- Rayo Vallecano – AEK Athinë
- Mainz – Strasbourg
📌 Ndeshjet e para të çerekfinales do të luhen më 9 prill, ndërsa ndeshjet e kthimit më 16 prill. Finalja e Ligës së Konferencës për sezonin 2025/2026 është caktuar për 27 maj në Red Bull Arena, Leipzig.
Ky është sezoni i pestë i Ligës së Konferencës. Në katër sezonet e mëparshme trofeun e kanë fituar: Roma, Olympiacos, West Ham dhe Chelsea.



