STRUGË, 13/02/2026 – Pas humbjes në javën e parë të gjysmëstinorit pranveror kundër kampionit aktual, Shkëndijës, FC Struga Trim Lum kërkon pikët e para për vitin 2026. Të dielën, më 15 shkurt, struganët do të presin në shtëpi ekipin e Sileksit.
Detajet e ndeshjes:
-
Stadiumi: Stadiumi i Qytetit, Strugë
-
Data dhe Ora: 15 Shkurt, ora 14:00
Struga, e cila dominoi në vitet pararendëse, tashmë gjendet në pozicionin e ndjekësit, ndërsa kërkon të thyejë rezistencën e Sileksit për të mos u shkëputur më shumë nga kreu i tabelës ku gjendet Shkëndija.


