Ajo që nisi si një hetim i SPAK-ut për abuzime me miliona euro në infrastrukturë, po shndërrohet në një skandal multidimensional. Media austriake, përmes gazetarit Richard Schmitt, ka publikuar një artikull shpërthyes ku pretendon se zv/kryeministrja Belinda Balluku ndodhet në qendër të një vorbulle që përfshin video seksuale dhe manipulime tenderësh, raporton Kohanews.
Dossieri i nxehtë: Nga USB-ja te “videot e grupit”
Sipas raportimeve, situata është rënduar pas sekuestrimit të telefonit të ish-zyrtarit Vis Berberi, ku dyshohet se janë gjetur materiale komprometuese:
-
Videoja seksuale: Përflitet për ekzistencën e një videoje me përmbajtje seksuale në grup, e cila thuhet se i është dërguar edhe Kryeministrit Rama.
-
Apartamentet dhe vilat: Burime anonime sugjerojnë se rrethi i ngushtë i ministres përdorte apartamente në qendër të Tiranës dhe vila luksoze për takime private me biznesmenë dhe politikanë.
SPAK dhe 11 tenderët e dyshuar
Përtej skandalit rozë, pesha ligjore bie mbi korrupsionin e dokumentuar në një USB me mbi 6,500 mesazhe:
-
Projektet nën hetim: Rruga Thumanë–Kashar (245 mln euro), Porto Romano–Durrës (12 mln euro) dhe mirëmbajtja e rrugëve në veri.
-
Skema e përfitimit: SPAK dyshon se kontratat jepeshin në këmbim të apartamenteve të regjistruara në emra të personave të tretë dhe mjeteve luksoze.
Imuniteti dhe presioni mbi Ramën
Dosja voluminoze tashmë ndodhet në kasafortën e Parlamentit të Shqipërisë. Deputetët pritet të vendosin për heqjen e imunitetit të Ballukut, ndërsa SPAK kërkon masa sigurie, përfshirë ndalimin e daljes jashtë vendit. Për kryeministrin Edi Rama, ky është një goditje e rëndë që vë në provë stabilitetin e kabinetit të tij në një moment tejet të ndjeshëm politik.
Mbetet për t’u parë nëse këto publikime janë pjesë e një lufte të brendshme politike apo prova të pakontestueshme që do të çojnë drejt fundit të karrierës së njërës prej figurave më të fuqishme të qeverisë.
/ KOHANEWS


