Sulmoi policët pas shkeljes në semafor, arrestohet shoferi nga Reçica

Një 48-vjeçar me iniciale B.B. nga Reçica e Madhe e Tetovës është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Gostivar, pasi ka sulmuar fizikisht punonjësit e policisë gjatë kryerjes së detyrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:05 te “Udhëkryqi i Stollarëve”, ku drejtuesi i mjetit tip “Mercedes” nuk ka respektuar sinjalistikën rrugore, duke kaluar me semafor të kuq.

 

Pas ndalimit nga policia për kontroll rutinor dhe legjitimim, situata ka agravuar kur shoferi ka kundërshtuar me forcë efektivët. Menjëherë pas sulmit, ai është prangosur dhe shoqëruar në komisariat për procedura të mëtejshme ligjore.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT